Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, Drejtoria për Arsim ka pranuar donacion 700 libra nga shtëpia botuese PEMA.
Nga ky donacion kanë përfituar 8 shkolla të Komunës së Vushtrrisë, duke pasuruar bibliotekat e tyre me libra për grupmosha të ndryshme.
Pranimi i donacionit është bërë nga drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj, i cili ka falënderuar shtëpinë botuese PEMA për këtë dhuratë me vlerë për të gjithë nxënësit, të cilët do të kenë mundësi që përmes librave të eksplorojnë botën e dijes.