Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri së bashku me drejtoreshën e ASB-së për Kosovë, Dafina Hoxha dhe Këshilltaren për Ekonomi, Rita Llulla sot i dorëzuan makinën për prerjen e drunjëve përfitueses së parë të këtij granti në Komunën e Vushtrrisë, Suzana Shaqiri nga fshati Prelluzhë.
Kryetari Tahiri u shpreh se përmes këtij projekti, Komuna e Vushtrrisë deri në fund të këtij viti do të ndihmojë 20 familje në nevoj ,të cilat në formë të granteve do të përfitojnë nga 2500 euro.
“Qëllimi i këtij projektit është të mbështesë familjet në nevojë të komunës për krijimin e kushteve më të mira për fillimin e biznesit të vogël familjar ku synimi kryesor është që përmes këtij projekti të ndihmohen këto familje që të dalin nga skema sociale dhe përmes përfitimit të granteve njëkohësisht të kenë mundësi të punësohen dhe të krijojnë të hyra materiale për vetën” tha Kryetari Tahiri.
Ky projekt është financuar nga Ministria e Jashtme Gjermane në bashkëpunim me Komunën e Vushtrisë e cila është edhe bashkefinancuese dhe implemntohet nga Organizata Ndërkombëtare Humanitare Gjermane “Arbaiter-Samariter-Bund Deutschland e.V”(ASB).