Në Ditën Botërore Kundër Kancerit, Komuna e Vushtrrisë ka pranuar një donacion me pajisje mjekësore nga IPKO, për QKMF-1 në Vushtrri.
Donacionin e ka pranuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, nga drejtori i përgjithshëm i IPKO-s, Andras Pali.
Ky donacion kap vlerën mbi 17 mijë euro dhe përfshin një ultrazë mobil, dy frigoriferë për ruajtjen e barnave dhe dy karrige për marrjen e mostrave të gjakut.
Me këtë rast, kryetari Idrizi ka falënderuar IPKO-n për këtë donacion i cili tha se do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor dhe do të përmirësojë shërbimet për qytetarët.
“Falënderoj IPKO-n për këtë kontribut që do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor dhe do të përmirësojë shërbimet për qytetarët tanë. Investimi në shëndetësi është prioritet, që qytetarët të marrin shërbime shëndetësore cilësore”, tha kryetari Idrizi.