Maliq Ferizi
Drejtor për Ekonomi dhe Investime Kapitale
Maliq Ferizi lindi në vitin 1967 në fshatin Pestovë. Karrierën profesionale e ka filluar në vitin 1985 fillimisht si pjesë e stafit profesional në ndërmarrjen KNI “Ramiz Sadiku”, pastaj ka vazhduar nga viti 2000-2017 si pjesë e stafit të KRK (Kreditimi Rural i Kosovës) dhe se fundmi ka qenë pjesë e stafit “Agro-Vin”.
Ka ndjekur trajnime të ndryshme e në veçanti në lëmin e Menaxhimit me organizata dhe akademi të ndryshme.
Krahas punës dhe angazhimit profesional ka pasur edhe angazhim politik në degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Vushtrri dhe vazhdon të ushtroj detyrën e anëtarit të kryesisë në degën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Vushtrri.
Nga 19 dhjetor 2021, ka mbajtur pozitën e Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpetim.
Ndërsa nga muaji janar 2026 mban pozitën e Drejtorit për Ekonomi dhe Investime Kapitale.
Jeton në fshatin Pestovë, është i martuar dhe ka tre fëmijë.
maliq.ferizi@rks-gov.net