Politikat e privatësisë
Politikat e privatësisë bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale, me të cilën ju informon se Komuna e Vushtrrisë mbledh të dhënat tuaja personale vetëm për qëllime të caktuara për të kryer veprimtari sipas autoritetit zyrtar. Ne kemi vendosur masa të sigurisë për të garantuar se të dhënat tuaja janë duke u përpunuar në mënyrë të sigurtë. Këtu më poshtë ju ofrojmë disa informacione të përgjithshme në lidhje me përpunimin e të dhënave personale në faqen tonë të internetit. Informacioni specifik në lidhje me aktivitetet e përpunimit, përveç atyre që lidhen me këtë faqe të internetit do të jepen veçmas.
Kjo faqe e internetit do të përmbajë linqe të ndryshme të faqeve të tjera të internetit. Politikat tona të privatësisë do të jenë të aplikuara vetëm për faqen e internetit të komunës, me të cilën ju rekomandojmë të i lexoni politikat e privatësisë të faqeve të tyre. Ne mund të përditësojmë herë pas here politikën tonë të privatësisë. Për një përditësim të tillë, ne do t’ju njoftojmë për çdo ndryshim duke postuar Politikën e re të privatësisë në këtë faqe. Ju këshillojmë që të rishikoni periodikisht këtë Politikë të Privatësisë për çdo ndryshim dhe ndryshimet në këtë politikë të privatësisë janë efektive kur ato postohen në këtë faqe.
E drejta e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave tuaja personale është prioritet kryesor i Komunës së Vushtrrisë, e cila angazhohet të përpunojë të dhënat tuaja personale me përgjegjësi dhe në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe në pajtim me legjislacionin evropian për mbrojtjen e të dhënave personale GDPR (General Data Protection Regulation) është Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, një ligj i Bashkimit Evropian që ka hyrë në fuqi më 25 maj 2018.
Kjo politikë e mbrojtjes së të dhënave personale është e zbatueshme nëse jeni aplikant për punë, shërbime administrative, shëndetësore dhe çdo shërbim qe ofrohet nga komuna, vizitoni faqen zyrtare te Komunës se Vushtrrisë apo kontaktoni përmes.
Kategoria e të dhënave që përpunojmë
- Në varësi të qëllimeve dhe arsyeve specifike Komuna e Vushtrris përpunon të gjitha ose disa nga të dhënat personale të specifikuara më poshtë, ndaras ose në kombinim midis tyre:
- Të dhënat e identifikimit: emri, mbiemri, të dhënat e dokumentit të identitetit;
- Të dhënat e kontaktit: adresa, e-mail, numri i telefonit;
- Të dhëna për arsimin, shëndetin, kualifikimin profesional dhe veprimtarinë e punës;
- Të dhëna të tjera të kërkuara sipas ligjeve të veçanta që rregullojnë marrëdhëniet e punës ose marrëdhëniet kontraktuale;
- Informacione të tjera dhe të dhëna personale të nevojshme për përmbushjen e detyrimeve të komunës për të garantuar sigurimin në ofrimin e shërbimeve;
- Foto dhe video nga konferenca apo ngjarje;
Për çfarë qëllimesh i përdorim të dhënat tuaja personale
- Përmbushja e detyrimeve ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe legjislacionin tjetër në fuqi i cili specifikon mënyrën e përpunimit të dhënave personale.
- Përmbushja e urdhrave të organeve kompetente shtetërore;
- Përzgjedhja e punonjësve, duke përfshirë kryerjen e trajnimeve të specializuara dhe gjuhësore për rekrutimet te reja;
- Lidhja e kontratave dhe marrëdhënieve parakontraktuale;
- Garantimi i sigurisë së punonjësve, vizitorëve, si dhe infrastrukturës, përmes sistemit të mbikëqyrjes video, sigurisë fizike, kontrollit të qasjes dhe regjistrimit të vizitorëve të jashtëm;
- Sigurimi i funksionimit normal, mirëmbajtjes dhe sigurisë së faqes së internetit dhe sistemeve të informacionit dhe komunikimit të Komunës se Vushtrrisë;
- Ofrimi i shërbimeve për qytetaret në arsim, shëndetësi dhe administratë komunale.
- Përpunimi i kërkesave sipas Ligjit NR. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike;
- Promovimi i aktiviteteve të komunës , duke përfshirë shpërndarjen e materialeve dhe broshurave reklamuese, postimin e fotove / videove në ueb faqe zyrtare, dhe kanaleve zyrtare te komunes ne Facebook, Instagram, Twitter, ose në media tjera.
Baza ligjore për përpunim
- Komuna përpunon të dhënat personale të subjekteve bazuar në ligjet e aplikueshme në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe në pajtim me legjislacionin evropian për mbrojtjen e të dhënave personale.
- Në disa raste, ne përpunojmë të dhënat personale vetëm pas pëlqimit paraprak të subjektit të të dhënave. Pëlqimi i dhënë mund të tërhiqet në çdo kohë nga subjekti.
Me kë i ndajmë të dhënat personale të mbledhura
Autoritetet kompetente siç janë ato të sigurisë, gjyqësore dhe mbikëqyrëse, që në bazë të një akti juridik kanë autoritetin të kërkojnë nga komuna të dhënat personale për subjektet e caktuara.
Cilat janë të drejtat tuaja
Kur të dhënat tuaja personale përpunohen nga Komuna, ju keni të drejtë:
- Të qasjes në të dhënat tuaja dhe në çdo kohë, të kërkoni t’i korrigjoni dhe përditësoni pa vonesë nëse të dhënat tuaja janë të pasakta ose jo të plota;
- Të fshirjes (e drejta për t’u harruar) së të dhënave tuaja dhe mund të kërkoni që përpunimi të ndalohet në rrethana të caktuara;
- Të kërkoni që ndonjë nga ndryshimet e mësipërme t’u komunikohet palëve të tjera, të cilave u janë zbuluar të dhënat tuaja;
- Të ankoheni në çdo kohë nëse besoni se të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave janë shkelur.
E drejta e ankimimit
Në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, çdo person fizik që beson se i është shkelur e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të paraqesë ankesë pranë Komunës se Vushtrrisë apo Agjencisë për informim dhe Privatësi.
Siguria e të dhënave personale
Komuna zbaton masat e duhura fizike, organizative dhe teknike për të mbrojtur të dhënat tuaja personale në pajtim me dispozitat përkatëse të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave personale varet nga qëllimet e përpunimit për të cilat ato janë mbledhur dhe është e rregulluar me Ligjin përkatës për Arkivat Shtetërore ose me ndonjë ligj tjetër përkatës.
Përditësimi i Politikës së Privatësisë
Ne mund të përditësojmë herë pas here politikën tonë të privatësisë dhe do t’ju njoftojmë për çdo ndryshim duke postuar Politikën e re të privatësisë në këtë faqe.
Zyrtari për Mbrojten e të Dhënave Personale
e-mail: bastri.duraku@rks-gov.net
tel. 038 200 42 439