Naile Bekteshi
Drejtoreshë e Drejtorisë për Arsim
Naile Bekteshi ka përfunduar studimet bachelor në Programin Parashkollor në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe studimet në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
Gjatë karrierës së saj profesionale, ajo ka ushtruar funksione udhëheqëse me përgjegjësi të lartë, përfshirë drejtimin e Institucionit Parashkollor “Foleja 2”. Po ashtu, ka punuar si mësimdhënëse e Gjuhës Shqipe dhe edukatore në nivelet parashkollore dhe të mesme të ulëta.
Posedon licencë valide të mësimdhënësit dhe ka përfunduar trajnime të ndryshme profesionale me fokus në zbatimin e Kurrikulës Bërthamë të Kosovës, administrim, menaxhim dhe udhëheqje, si dhe programe të specializuara nga Caritasi Zviceran, të orientuara në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, mësimin përmes lojës, kreativitetin dhe mbrojtjen e fëmijëve.
Veprimtaria e saj profesionale karakterizohet nga lidership i qëndrueshëm, përkushtim institucional dhe angazhim i vazhdueshëm për ngritjen e cilësisë në arsim, si dhe për zbatimin e praktikave bashkëkohore në edukimin parauniversitar.
Që nga muaji janar i vitit 2026, mban pozitën e Drejtoreshës së Drejtorisë për Arsim në Komunën e Vushtrrisë.
Kontakti dhe adresa:
naile.bekteshi@rks-gov.net
038 200 42 406
Adresa: Rruga “Isa Boletini” nr.10
42000 Vushtrri, Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Arsim janë:
- Menaxhimi dhe koordinimi i strukturës së arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm (0,1,2,3 ) në Komunë;
- Udhëheq, menaxhon dhe koordinon procesin e licencimit të çdo institucioni edukativo-arsimor publik para-universitar, në përputhje me ligjet në fuqi dhe strategjinë e MASHT-it dhe të Komunës;
- Bashkëpunon me Njësinë për menaxhimin e burimeve njerëzore në procesin e punësimit të mësimdhënësve dhe personelit tjetër , në pajtim me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi;
- Menaxhon procesin e pagesave të stafit aktiv arsimor dhe stafit tjetër profesional dhe mbështetës në institucionet shkollore-arsimore të Komunës.
- Planifikon dhe mbikëqyrë zbatimin e strategjive dhe rregulloreve për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm në Komunë, në pajtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi
- Mbikëqyrë institucionet arsimore dhe vlerëson performancën e të gjithë të punësuarve e drejtorisë dhe drejtuesve të institucioneve arsimore në nivel Komunal;
- Sigurohet qe regjistrimi dhe pranimi i nxënësve te behet, në pajtim me parimin e mos-diskriminimit të të gjitha formave të tij.
- Regjistron të gjitha të dhënat e nxënësve dhe evidenton, ruan dhe arkivon dosjet e personelit arsimor dhe trupit menaxherial, në përputhje me ligjet, procedurat dhe formularët e MASHTI;
- Nxitë dhe promovon mundësitë për të ndjekur arsimin e obliguar në kushte të barazisë së plotë për të gjithë;
- Konstaton dhe identifikon nevojat për ngritje të vazhdueshme profesionale të drejtorëve dhe të personelit arsimor aktiv, në pajtim me dispozitat e ligjeve në fuqi dhe mundësitë reale buxhetore për to
- Organizon trajnime për mësimdhënësit dhe stafin tjetër profesional;
- Harton, propozon dhe miraton rregulloret e punës për shkolla të të gjitha niveleve në kompetencë të Komunës, duke përfshirë Kodin e mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit nxënësit dhe personelin tjetër mbështetës;
- Merr vendime për ankesat kundër vendimeve të drejtorëve të shkollave të të gjitha niveleve para universitare në Komunë;
- Monitoron dhe mbikëqyrë vendimet e drejtorëve të shkollave të të gjitha niveleve;
- Mbikëqyrë shpenzimet e buxhetit, përmes kërkesës për raporte periodike nga shkollat;
- Konstaton dhe identifikon si dhe propozon në marrëveshje me MASHT-in vendimin për themelimin, shuarjen, ndarjen apo mbylljen e institucioneve shkollore publike të niveleve 0,1,2,dhe 3 në Komunën e Vushtrrisë
- Nxit, ndihmon dhe inicion bashkëpunimin në mes mësimdhënësve prindërve ,nxënësve, me qëllim të ngritjes së kualitetit dhe cilësisë së mësimdhënies dhe mësim-nxënies në shkolla të cilat I menaxhon dhe mbikëqyr (shkollat publike)
- Organizon, inkurajon dhe nxitë organizimin e garave të ndryshme të diturisë në mes të shkollave ,nga lëndët e shkencave natyrore dhe atyre shoqërore dhe ndan shpërblime dhe mirënjohje për nxënësit dhe punëtorët arsimor të merituar;
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe renovimin e objekteve shkollore si dhe ambienteve rrethuese të shkollave duke promovuar gjelbërimin e tyre dhe masat e sigurise;
- dhe të pajisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike
- Propozon dhe inicion bashkëpunimet ndër-komunale në fushën e arsimit;
- Bashkëpunon me OJQ dhe shoqërinë civile si dhe me organizata qeveritare dhe jo qeveritare me qëllim të tërheqjes së donacioneve në interes të shkollave publike të të gjitha niveleve para-universitare me qëllim të avancimit dhe ngritjes së kualitetit të mësimdhënies dhe mësim-nxënies;
- Ndërmerr aktivitete dhe zhvillon programe të përbashkëta me MASHT , shkollat dhe akterët e tjerë, për të nxitur kujdesin shëndetësor dhe shmangur sëmundjeve ngjitëse dhe dukurive devejante;
- Kujdeset dhe mbështet arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta(speciale), në përputhje me masën dhe nevojat specifike të tyre;
- Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Në kuadër të Drejtorisë për Arsim bëjnë pjesë sektorit si vijojnë:
- Sektori për arsimin fillor dhe para fillor;
- Sektori për arsimin e mesëm të ulët;
- Sektori për arsimin e mesëm të lartë;