Hava Mlinaku
E lindur më 10.01.1987 në Vushtrri.
Studime posdiplomike në Master i Shkencave Kompjuterike, studimet bachelor të përfunduara në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Drejtimi Shkenca Kompjuterike.
Shkolla e mesme në gjimnazin Eqrem Çabej në Vushtrri.
Nga viti 2008 e punësuar në institucionin mikrofinanciar KEP Trust, si Zyrtare Mbështetëse e Degës.
Në zgjedhjet komunale të vitit 2021, e nominuar nga Partia Demokratike e Kosovës në garën për asamble komunale, ku edhe ka fituar vota të mjaftueshme për të qenë asambliste.
Me 17 Dhjetor 2021 u emërua Drejtore e Drejtorisë për Administratë.
Ndërsa, nga data 14.05.2024, është emëruar në pozitën e nënkryetares së Komunës së Vushtrrisë.
Jeton dhe vepron në Vushtrri, është e martuar dhe ka tre fëmijë.