
Isa Hajrizi
Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim
isa.hajrizi@rks-gov.net
038 200 42420
Adresa: Rruga “Isa Boletini” nr.10
42000 Vushtrri, Kosovë
Zyra nr: 23
Kompetencat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim:
- Hartimi i planit për mbrojte kundër zjarrit;
- Sigurimi i mjeteve mbrojtëse për punëtorët dhe sigurimi i mjeteve të punës;
- Bashkëpunon me institucionet joqeveritare, institucionet shëndetësore, Stacionin policor, lokalitet urbane dhe rurale në rast të fatkeqësive elementare, zjarreve, vërshimeve, tërmeteve si dhe në rastet e tjera kur paraqitet nevoja;
- Bën vlerësimin shkallës së rrezikshmërisë në komunë dhe njëkohësisht ndërmerr masa për parandalimin dhe evitimin e rrezikshmërisë;
- Sigurimi dhe mbikëqyrja e objekteve të komunës;
- Në raste të jashtëzakonshme i propozon Kryetarit të Komunës shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në rast të fatkeqësive elementare.