Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëfinancimi me zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për realizimin e tri projekteve infrastrukturore, me vlerë prej 3.7 milionë euro.
Projekti kryesor është asfaltimi i rrugës Vushtrri – Skoçan, fshati i vetëm që deri më sot mbeti pa rrugë të asfaltuar. Një fshat i bukur, ku do të zhvillohet turizmi malor dhe agroturizmi.
Dy projektet e tjera janë, rikonstruktimi i rrugës Druar–Pestovë, përfundimi i segmentit të mbetur deri në autostradë, si dhe rikonstruktimi i rrugës “Hamdi Gashi”.
“Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për projekte që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve tanë”, deklaroi kryetari Idrizi.
Kryetari Idrizi ka falënderuar zëvendësministrin Durmishi për bashkëpunimin dhe mbështetjen.