Në 26 vjetorin e rënies, sot është përkujtuar Dëshmori i Kombit Hamdi Ferati.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me familjarët, përfaqësuesues të Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh te varrezat e Dëshmorëve në Bletaj, e më pas edhe te lapidari i Dëshmorit Hamdi Ferati, në nderim të jetës dhe veprës së tij.
I pari i Komunës së Vushtrrisë, vlerësoi lart kontributin që Dëshmori Hamdi Ferati ka dhënë për lirinë e Kosovës.
“Sikurse çdo vit, edhe sot u mblodhëm për të kujtuar një nga bijtë më të mirë të Kosovës, Hamdi Feratin, dëshmorin që jetën ia fali lirisë sonë. Lavdi përjetë Dëshmorit Hamdi Ferati!”, tha kryetari Idrizi.