Sot është bërë përurimi i librit “Femra shqiptare – Roli dhe sakrifica për atdhe” i autores Ymrije Beqiri.
Përurimi është organizuar nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili në fjalën e tij tha se autorja përmes fjalës së shkruar nderon sakrificën dhe kontributin e femrës shqiptare për atdhe.
“Libri “FEMRA SHQIPTARE – ROLI DHE SAKRIFICA PËR ATDHE” nuk është vetëm një vepër letrare, por një dëshmi e fuqishme e rolit të gruas shqiptare ndër shekuj, një reflektim mbi përkushtimin, sakrificën dhe guximin e saj”, tha kryetari Idrizi.
Në këtë ceremoni përurimi morën pjesë personalitete të shquara të jetës publike dhe të krijimtarisë letrare, teksa libri u vlerësua lart nga të pranishmit.