Në bazë të nenit 43.1 të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, nenit 45.1 të Statutit të Komunës së Vushtrrisë dhe nenit 6.3 të Rregullores për Punën e Kuvendit të Komunës dhe Organeve të Tij, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë:
Iu f t o n
Të merrni pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 22 shkurt 2018 (e enjte) me fillim në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në Vushtrri.
Për këtë mbledhje propozohet ky:
R E N D D I T E
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e kuvendit të komunës, i datës 25.01.2018;
2. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e sigurisë në Komunën e Vushtrrisë për vitin 2017;
3. Rishqyrtimi i vendimit të kuvendit të komunës lidhur me emërimin e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa Nr. 01.23/18, i datës 25.01.2018;
4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2017 në vitin 2018;
5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shpërndarjen e mjeteve financiare nga subvencionet dhe transferet për vitin 2018;
6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komitetit për Komunitete;
7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të komisionit komunal të aksionarëve;
8. Shqyrtimi i Informatës për gjendjen në shëndetësi;
9. Shqyrtimi i Informatës për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2017/2018;
10. Të ndryshme.