Komuna e Vushtrrisë njofton të gjithë qytetarët se për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar në bulevardin “Adem Jashari”, nga sonte në ora 00:00 e deri ditën e diel, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në rrugët: “Dëshmorët e Kombit”, “Skënderbeu”, si dhe rrugët/rrugicat anësore të këtyre rrugëve.
Luten qytetarët që të sigurojnë ujë të pijes për këto ditë që nuk do të ketë furnizim.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes.