Fortuna Krasniqi
Drejtoreshë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit
Fortuna Krasniqi ka lindur me datë 05.06.1989. Ka të përfunduar Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, po ashtu edhe nivelin mastër e ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, ku ka marrë titullin mastër i Shkencave Teknike në Arkitekturë.
Ka 12 vite përvojë pune në fusha të ndryshme të arkitekturës, si projektim i objekteve të ndryshme, ka qenë anëtare në ekipe të hartimit të planeve rregulluese, pjesëmarrëse në hartimin e projekteve emergjente për trajtimin e objekteve të Trashëgimisë Kulturore në rajonin e Gjilanit në Organizatën CHWB, ka qenë mbikëqyrëse e projekteve, si dhe zyrtare e lartë për leje ndërtimore.
Në dhjetor të vitit 2021 është emëruar drejtoreshë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit.
Është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.
fortuna.krasniqi@rks-gov.net
038 200 42407
Adresa: Rruga “Isa Boletini” nr.10
42000 Vushtrri, Kosovë
Zyra Nr.38
Kompetencat dhe përgjesjësitë e drejtorisë:
- Bashkëpunon me organet e Komunës me rastin e hartimit të Planit Zhvillimor, Rregullativ urban, planeve rregullative dhe planeve tjera,
- Planifikimin hapësinor dhe urbanistik të Komunës,
- Këshillon palët për procedurën dhe mënyrën e realizimit të drejtave nga lëmi i urbanizmit,
- Përpunon kërkesat për lëshimin e lejeve ndërtimore dhe përcakton kushtet urbanistike për zbatimin e planit hapësinor, planit urbanistik dhe planit rregullativ, planit të parcelimit, vijës së ndërtimit dhe ndërtimit,
- Për leje të ndërtimit,
- Lejet e përdorimit,
- Pëlqimin e rregullimit të infrastrukturës,
- Cakton kushtet për objekte me karakter të përkohshëm dhe mban evidencën e tyre,
- Dhënien e lejeve për shfrytëzimin e hapësirave publike,
- Bën përgaditjen dhe hartimin e propozim rregulloreve, propozim vendimeve etj, nga lëmi i urbanizmit dhe mbrojtjes së mjedisit,
- Propozimeve dhe këshillave profesionale organeve të Kuvendit nëpërmes Kryetarit të Komunës,
- Bashkëpunon me institucionet e Administratës komunale dhe zyrën ligjore lidhur me lëndët dhe kontestet gjyqësore,
- Lidhë Kontrata lidhur me dhënien e tokës ndërtimore me qira,
- Bën protokollin, evidentimin, përpunimin, arkivimin e lëndëve që i drejtohen drejtorisë, arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit teknik dhe investivo – teknik,
Kryen edhe punë tjera të cilat ia cakton Kuvendi i Komunës apo Kryetari i Komunës.