Ilmi Azemi
Drejtor i Drejtorisë së Prokurimit Publik
Ilmi Azemi është ekonomist i diplomuar në drejtimin Kontabilitet dhe Financa në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Për disa mandate ka mbajtur pozitën e këshilltarit komunal në Komunën e Vushtrrisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, nga ku ka kontribuar në zhvillimin e komunitetit të tij në nivel lokal, ndërsa për një periudhë ka ushtruar edhe pozitën e drejtorit menaxhues të “Ushqimi” Sh.A në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe pozitën e drejtorit të Kompanisë “Korabi” Sh.P.K.
Nga dhjetori i vitit 2023 mban pozitën e drejtorit të Prokurimit Publik.
(038) 200-42403
Adresa: Rruga “Isa Boletini” nr.10
42000 Vushtrri, Kosovë
ilmi.azemi@rks-gov.net
Zyra Nr.46
PËRGJEGJËSITË
- Të siguroj kërkesat e parashikuara të materialeve shpenzuese dhe jo-shpenzuese, përfshirë parashikimet e kostos, për secilin vit fiskal, nga të gjitha departamentet;
- Në konsultim me të gjitha departamentet përgatit një plan vjetorë të prokurimit dhe vendos kërkesat sipas prioritetit. Kur është e mundshme siguron që artikujt e përdorimit të zakonshëm janë konsoliduar;
- Siguron që mallrat, shërbimet dhe punët blihen në mënyrën më ekonomike, efikase dhe efektive;
- Për aq sa mundet, siguron se ne specifikimet teknike nuk ka kufizime ne konkurrence;
- Këshillon njësitë kërkuese, për metoda dhe praktika individuale të prokurimit;
- Në bashkëpunim me Udhëheqësit e Njësive kërkuese, koordinon të gjitha dokumentet, specifikimet, TeR, Paramasat dhe Parallogaritë dhe vizatimet;
- Përgatit dhe publikon njoftimet;
- Përgatit dokumente parakualifikuese, dosje të tenderit, kushtet e kontratës, raportet e vlerësimit të tenderëve, dhënie e kontratës, etj, duke përdorur formularët standard të aprovuar;
- Para fillimit të aktivitetit të prokurimit sigurohet qe DNPDF është e autorizuar me shkrim;
- Organizon dhe menaxhon kuotimet dhe tenderët varësisht nga çmimi i parashikuar;
- Organizon dhe menaxhon takimet para-ofertuese, hapjet e tenderëve dhe procesin e vlerësimit;
- Rekomandon përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Tenderëve;
- Themelon Komisionin e Hapjes;
- Participon në Negocime të Tenderëve dhe siguron rezultate të drejta;
- Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, shqyrton propozimin për kontratë të rekomanduar nga komisioni vlerësues;
- Pranon/refuzon rekomandimin e propozuar;
- Përgatit dhe publikon dhënien e kontratave;
- Nënshkruan kontratat pas rikonfirmimit që informatat financiare nuk kanë ndryshuar substancialisht (kontratat me vlera minimale që zhvillohen në Institucionet arsimore person i autorizuar të nënshkruaj një kontratë është Drejtori i Institucionit Arsimor);
- Siguron që të regjistrohen te dhënat për pjesëmarrjen e OE-ve, procedurave dhe vendimeve të cilat janë marrë gjatë secilës fazë të procesit të prokurimit;
- Monitoron Fletëporositë , dhe siguron që kopje të të gjitha kontratave dhe Fletëporosive të dërgohen në njësinë e financave;
- Kur ndodhin mosmarrëveshje, dëme në mallra, dorëzime të tepërta ose të mangëta, dështim në performim ose komplikime tjera relevante, ruan te gjitha komunikimet dhe dëshmitë relevante te pranuara;
- Përcjellë dështimet e kontraktorëve të cilët kanë dështuar të përmbushin obligimet e tyre kontraktuale kurdo që informohet nga Menaxheri i Projektit në lidhje me kompensimet e duhura, likuidimin e dëmeve dhe aranzhimin e anulimit të kontratave;
- Mirëmban dhe arkivon të dhëna për prokurime; dhe
- Prodhon një raport vjetor në fund të secilit vit fiskal per kontratat e nënshkruara.