Lorik Maxhuni
Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
Lorik Maxhuni lindi në vitin 1994, në Vushtrri. Ka studiuar Shkenca Politike në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për të vazhduar më pas studimet master për Politikë Ndërkombëtare, gjithashtu në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në vitin 2017 është zgjedhur për herë të parë këshilltar komunal në Komunën e Vushtrrisë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa në vitin 2021 është zgjedhur për herë të dytë si këshilltar komunal.
Gjithashtu ka mbajtur për një periudhë pozitën si Këshilltar i lartë politik në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës.
Më 02.10.2023 është emëruar Drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Vushtrrisë.
(038) 200 42411
Adresa: Rruga “Isa Boletini” nr.10
42000 Vushtrri, Kosovë
Zyra Nr.21
Kompetencat e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale:
- Harton strategjinë e kujdesit parësorë shëndetësor,
- Siguron ofrimin e shërbimeve shëndetësore,
- Mbikëqyr situatën epidemiologjike në nivel komunal,
- Koordinimin dhe mbikëqyrjen e punës së QKMF, QMF dhe ambulancave,
- Masat mbrojtëse shëndetësore që kanë të bëjnë me:
- Sigurimin e ujit të sigurt dhe higjienës,
- Aktivitetet e dezinfektimit dhe deratizimit dhe dezinsektimin,
- Mbikëqyrjen dhe zbatimin e rregulloreve që lëshon Departamenti i
Shëndetësisë në MSH dhe Departamenti i Çështjeve Sociale në MPMS, - Ofrimin e shërbimeve familjare dhe shërbimeve tjera të mirëqenies sociale, siç
është përkujdesi për të cenueshmit, strehimin familjar, përkujdesin fëminor,
përkujdesin për të moshuarit, duke përfshirë licencimin e këtyre qendrave
përkujdesëse, - Banimin publik,
- I propozon Kuvendit të Komunës, nëpërmes Kryetarit të Komunës nivelin e qirasë për banimin social dhe kriteret për lirimin nga qiraja si dhe propozon kriteret për lirimin nga taksat komunale për shërbime, për kategoritë e caktuara të qytetarëve,
- Bashkëpunon me shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mban evidencën për: familjet e dëshmorëve, familjet e martirëve, invalidët e UÇK-së dhe invalidët civil të luftës;
- Raporton për ofrimin e shërbimeve dhe të arriturave komunale në këtë lëmi.