
Izet Miftari
Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport
Izet Miftari lindi më 01.05.1972, në fshatin Dumnicë të Epërme, komuna e Vushtrrisë. Ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin e Prishtinë, Fakulteti Filozofik – Departamenti i Historisë, dhe ka titullin: Doktor i shkencave të historisë.
Gjatë viteve 1996 – 2011, ka ushtruar profesionin e mësimdhënësit në SHFMU “Bajram Curri”, në Dumnicë të Llugës(1996-2005), në SHF “ Ali Kelmendi” në Vushtrri (1997-2005), në gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri” (1999-2001 dhe 2008-2011). Ishte i angazhuar edhe si mësimdhënës i historisë në Shkollën e Mjekësisë së Mitrovicës, në paralelet e ndara në Vushtrri, në vitet 1999-2001.
Gjatë viteve 2011-2012, ishte drejtor në SHFMU “Bajram Curriu” në Dumnicë të Llugës. Ndërsa në periudhën 2012-2015 ka qenë zyrtar për shkollat e mesme të larta në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Vushtrrisë. Nga vitit 2015, është Udhëheqës i sektorit të bibliotekës “Naim Frashëri” në Vushtrri.
Në maj 2024, me vendim të kryetarit të komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, është emëruar drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport.
Ka shkruar disa libra shkencor në fushën e historisë. Është pjesëmarrës i shumë Konferencave Shkencore Ndërkombëtare, që organizohen nga institucione kredibile shkencore. Ka të botuara dhjetëra punime shkencore në revista me impakt vendor e ndërkombëtar.
Jeton dhe vepron në Vushtrri. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Kontakti dhe adresa:
Objekti i Shtepisë së Kulturës “Hasan Prishtina”
izet.miftari@rks-gov.net
038 200 42456
Detyrat dhe pëgjegjësitë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, bazuar në Statutin e Komunës së Vushtrrisë:
- Aktivitetet kulturore,
- Përkujdes ndaj monumenteve të trashëgimisë kulturore,
- Menaxhimin e punës së Arkivit të Komunës,
- Menaxhimi i punës së Bibliotekës së qytetit,
- Organizimin e aktiviteteve rinore,
- Menaxhon me objektet sportive si dhe organizon aktivitete sportive.