Sekretaria
Njësia e personelit
Njësia e personelit, ushtron kompetenca në përputhje me autorizimet, përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrimet ligjore të saj, në funksion të zbatimit të kërkesave ligjore të dispozitave të Ligjit për Shërbimin Civil në fuqi, Ligjit të Punës, akteve nënligjore të kompetente qendrore dhe akteve të brendshme të Komunës; Vlerëson dhe miraton kërkesat për plotësimin e vendeve të punës, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mundësitë buxhetore të komunës;
Harton dhe shpallë konkurset për plotësimin e vendeve të lira, në përputhje ne ligjin dhe procedurat në fuqi;
Në përputhje me ligjin dhe procedurat propozon Komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve për plotësim të vendeve të lira;
Harton vendimin dhe formën e kontratës për kandidatët e përzgjedhur;
Me kërkesë të zyrtarit kompetent, inicion procedurën disiplinore ndaj nëpunësit civil, në rastet e shkeljeve të detyrave të punës dhe shkeljeve tjera të kodit të mirësjelljes;
Zbaton pezullimin parandalues në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi;
Kujdeset për të drejtat dhe detyrimet e të punësuarve në kuadër të Komunës në pajtim me dispozitat e ligjeve në fuqi;
Krijon, kultivon dhe ruan relacione bashkëpunimi me zyra dhe asociacione që mbrojnë dhe promovojnë të drejtat dhe obligimet e nëpunësve civil dhe publik;
Harton dhe kujdeset për evidencën e punëtorëve –shërbyesve civil të drejtorive të administratës komunale, në përputhje me rregullat dhe procedurat e legjislacionit në fuqi;
Bashkëpunon me të gjitha drejtoritë komunale.
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Njësisë.
Njësia e Personelit udhëhiqet nga Udhëheqësi/Menaxheri i Personelit, i cili rekrutohet nga Kryetari i Komunës në përputhje me Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe procedurat për legjislacionin civil;
Udhëheqësi/Menaxheri i Personelit për punën e tij, i raporton Kryetarit të Komunës.
Zyra ligjore dhe avokati publik
Ofron ndihmë juridike, këshillime dhe bën ekspertizë për nevojat e Kabinetit të Kryetarit, drejtorive, sektorëve/njësive dhe të institucioneve të arsimit, të shëndetësisë;
Shqyrton të gjitha projekt rregulloret që propozuesit ia dërgojnë për miratim Bordit të drejtorëve, komiteteve kompetente dhe Kuvendit të Komunës, duke garantuar pajtueshmëri me ligjet ekzistuese në fuqi dhe Statutin e Komunës;
Shqyrton propozimet e vendimeve dhe akteve të tjera që i propozohen Kuvendit për miratim;
Harton vendime dhe urdhëresa administrative, të cilat i lëshon Kryetari i Komunës;
Ruan dokumentacionin e Zyrës ligjore dhe bën shtypjen e të gjitha materialeve dhe akteve të tjera nga përgjegjësia e kësaj zyre;
Bashkëpunon me bashkëpunëtorët profesionalë dhe iu ndihmon atyre nga pikëpamja ligjore në përgatitjen e vendimeve dhe të akteve tjera juridike si dhe të materialeve tjera të ndryshme;
Përfaqëson dhe mbron interesin e Komunës dhe të institucioneve që financohen nga Komuna në procedurat gjyqësore civile, penale, përmbaruese dhe administrative në gjykatat e vendit në të gjitha nivelet;
Ndërmerr të gjitha veprimet procedurale për mbrojtjen e interesit pasuror dhe juridik të Komunës, në përputhje me përgjegjësitë e përcaktuara me ligj;
Kryen edhe punë të parapara me ligj, me Statutin e Komunës dhe me rregulloret tjera;
Njësia e auditimit të brendshëm
Siguron shfrytëzimin produktiv, ekonomik dhe efikas të burimeve të Njësisë së Auditimit të Brendshëm (NJAB);
Siguron zbatimin adekuat dhe respektimin e ligjeve, rregulloreve, politikave, udhëzimeve dhe doracakëve;
Siguron përgatitjen dhe dorëzimin me kohë të planeve për auditim të brendshëm;
Organizon, kryen dhe mbikëqyrë ushtrimin e të gjitha aktiviteteve të auditimit të brendshëm dhe dorëzon rezultatet e auditimit para Komisionit të auditimit;
Përgatitë dhe dorëzon raporte tremujore dhe vjetore mbi të gjitha aktivitetet e auditimit të NJAB – së te Komiteti i auditimit;
Kryen auditime të brendshme në pajtim me rregullat, politikat, doracakët, udhëzimet dhe standardet profesionale të nxjerra nga organet qendrore dhe lokale, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
Shqyrton të gjitha të dhënat teknike, ekonomike dhe financiare, si dhe informatat e dokumentit në posedim ose kontroll të subjektit në auditim;
Kopjon të dhënat, informatat apo dokumentet për qëllime të auditimit të brendshëm dhe siguron që kopjet në fjalë të jenë origjinale ose të vërtetuara;
Mund të kërkon nga cilido zyrtar, punonjës, këshilltar që të ofrojë dëshmi fizike, shënime ose dëshmi gojore, ose informata të tjera mbi çështjet që kanë të bëjnë me auditimin ose mbi aktivitetet që janë në auditim;
Ka qasje pa pengesë në stabilimentet e subjektit në auditim, dhe verifikon dhe vlerëson vlerat materiale dhe monetare të subjektit, në pajtim me rregullat dhe legjislacionin;
Propozon masat që duhet të ndërmerren nga subjekti përkatës;
Merr informata të certifikuara nga Thesari, BPK – ja dhe cilado organizatë publike apo private në lidhje me xhirollogarinë aktuale apo të mbyllur;
Për punën e vet i përgjigjet Kryetarit të Komunës;
Kryen edhe punë të parapara me ligj, Statutin e Komunës dhe me rregulloret në fuqi si dhe vendimeve dhe urdhëresave të Kryetarit të Komunës.
Zyra për komunikim me publikun
Zyra për integrime evropiane
Zyra për menxhimin e projekteve
Zyra lokale për komunitete dhe kthim
Komitetit i auditimit