Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë
Ju f t o n
të merrni pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 22.11.2012 (e enjte) me fillim në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës në Vushtrri.
Për këtë mbledhje propozohet ky:
R E N D D I T E
1. Shqyrtimi i Procesverbalit nga mbledhja paraprake e KK-së.
2. Shqyrtimi i Draft-rregullores për Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale (shqyrtimi i parë).
3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e interesit të përgjithshëm për vendosjen e varrezave të qytetit (Zona Kadastrale Vushtrri).
4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e interesit të përgjithshëm për ndërtimin e parkut të biznesit (Zona Kadastrale Banjskë).
5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelim të panelit përzgjedhës për anëtarësim në Komitete Konsultative.
6. Shqyrtimi i Informatës lidhur me shërbimet publike: furnizim me ujë, pastrim të mbeturinave dhe të ambientit.
7. Shqyrtimi i Informatës lidhur me mirëqenien sociale: strehimi familjar, përkujdesja për të moshuarit.
8. Shqyrtimi i Informatës lidhur me standardet e ndërtimit të objekteve shumëkatëshe.
9. Shqyrtimi i Informatës lidhur me numrin e bizneseve aktive dhe pasive.
10. Shqyrtimi i Informatës lidhur me mbrojtjen e ambientit, pronave, lumenjve dhe të pyjeve.
11. Shqyrtimi i Informatës lidhur me të mbjellat vjeshtore.
12. Të ndryshme.
Kryesuesi i Kuvendit
Habib Mustafa
Mbledhja e KK-se mbahet me 22 11 2912 (e enjte) me fillim ne oren 10:00, ne Sallen e Kuvendit te komunes