Qytetarë të nderuar !
Kuvendi i Komunës ka vënë në diskutim publik Draft Rregulloren për procedurat e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së palujtshme komunale.
Prandaj më 30 nëntor 2012 prej orës 11 në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Komuna ju fton të merrni pjesë në diskutim publik për këtë draft rregullore.
Këtë draft mund ta gjeni në ueb faqen zyrtare të Komunsë së Vushtrrisë: http://77.83.123.134:100/
ne linkun:
Draft Rregullorja per procedurat e dhenies ne shfrytezim afatshkurter te prones se paluajtshme komunale
Diskutimi publik do të zgjasë deri më 3 dhjetor 2012
Te gjitha vërejtjet dhe sugjerimet mund ti dërgoni në e-mail adresën: envermorina1@hotmail.com, apo të shënuara në letër mund ti dorëzoni në Zyrën ligjore, ndërtesën e Komunës së Vushtrrisë kati i dytë, zyra nr. 36.