Me financim të Qeverisë të Republikës së Kosovës është duke u asfaltuar rruga nga qendra e fshatit Reznik gjer tek rrethi rrotullues në fshatin Shalë, në gjatësi prej 2150 metra dhe gjerësi 4 metra. Banorët shprehin kënaqësi për projektin që po u realizohet. Sami Istrefi drejtor në Drejtorinë Komunale të Shërbimeve Publike, ka inspektuar punimet që po kryhen në trasimin e rrugës për asfaltim nga kompania gjilanase “Bejta Commerc”. Ai thotë që ky projekt po realizohet në bazë të kërkesave të vazhdueshme nga pushteti lokal, drejt qeverisë për të siguruar financimin. “Kostoja e realizimit të këtij projekti është 130.433 € dhe po realizohet me financim të qeverisë në bazë të kërkesave nga Komuna e Vushtrrisë”, thotë Istrefi. Përfaqësuesi i fshatit Shalë Ismet Maloku thotë të jetë i kënaqur me fillimin e realizimit të këtij projekti, i cili me rrugë të asfaltuar lidh fshatin e tij me fshatin Reznik dhe rrugën për qytet. “Pa dyshim që asfaltimi i kësaj rruge rrit cilësinë e jetesës në fshatin tone dhe unë në emër të banorëve të falënderoj angazhimin e ëndrrës sonë të dikurshme” thotë Maloku.
Eshtë duke u asfaltuar rruga nga qendra e fshatit Reznik gjer tek rrethi rrotullues në fshatin Shalë, në gjatësi prej 2150 metra dhe gjerësi 4 metra