“Krahas Vipa Chipsit, komunës së Vushtrrisë po i shtohet edhe një fabrikë, e cila merret me përpunimin e pemëve e perimeve gjë që duhet vlerësuar si një e arritur, pasi lënda e parë është në vet token pjellore të regjionit ” tha ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci në hapjen solemne të kompanisë prodhuese e përpunuese të perimeve dhe pemëve “MIBFOOD”në fshatin Gracë të Vushtrrisë. Nënkryetari i komunës së Vushtrrisë Dibran Perçuku ka vlerësuar lartë angazhimin e pronarit të kësaj kompanie për të startuar me prodhim e përpunim. “ Komuna e Vushtrrisë mirëpret angazhimet e tilla biznisore që i shërbejnë zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja pune ” tha Perçuku. Sipas pronarit të kësaj kompanie Bedri Shabani kompania ka kapacitet prodhues 4 tonë brenda 8 orësh dhe aktualisht ka punësuar 12 punëtorë, pasi edhe shumë kooperant të tjerë, të cilët sjellin si lëndë të parë prodhimet e tyre bujqësore. “ Ndërtimi i kompanisë ka pas koston financiare 201mijë eurove, gjersa 75% të tyre janë donacion nga Unioni Evropian, 25% investime vetanake ” thotë Shabani. Ai thotë që aktualisht ka siguruar tregun kryesisht në Kosovë për prodhimet e saja, por që synim ka që me rritje të potencialit prodhues të kapërcej kufijtë. Komapania prodhon kompot kumbullash, speca turshi, hajvar të pjekur shtëpie etj. Në hapjen zyrtare tëkësaj kompanie ka marrë pjesë edhe zyrtarja e lartë e Unionit Evropian Iva Stamenova e cila ka inkurajuar bizneset për t’u marrë me prodhime të tilla duke u siguruar mbështetje financiare.
Në fshatin Gracë të Vushtrrisë është hapur kompania prodhuese e përpunuese e perimeve dhe pemëve “MIBFOOD”