Ministrja e shtetit në qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe Dr. Maitha Shamsi, e shoqëruar nga ministri i shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës Ferid Agani dhe kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, të premten ka vizituar Spitalin Seikh Zayed në Vushtrri.
Derisa ministrja Shamsi është larguar nga Vushtrria pa dhënë ndonjë deklaratë, pas takimit me stafin drejtues të Spitalit, si dhe vizitën në reparte, ministri Agani në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës ka falënderuar EBA-të për mbështetjen që i kanë dhënë shëndetësisë kosovare.
Po ashtu edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, ka falënderuar ministren Shamsi, dhe EBA-të për kontributin që kanë dhënë në ngritjen e shërbimeve shëndetësore si në Spitalin Sheikh Zayed ashtu edhe në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare që po ashtu është ndërtuara me donacione të Emirateve të Bashkuara Arabe. Përveç përkrahjes së deritanishme, Mulaku ka paralajmëruar se pritet që komuna e Vushtrrisë të përkrahet sërish nga EBA-të, ky një delegacion tjetër pritet që ta vizitoj Vushtrrinë këtë muaj.
Ministrja e shtetit Shamsi, bashkë me personalitete tjera femra nga shumë vende të botës është pjesëmarrëse e Samitit ndërkombëtar të grave në Prishtinë që është organizuar nga kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Mulaku, ka falënderuar ministren Shamsi, dhe EBA-të për kontributin që kanë dhënë në ngritjen e shërbimeve shëndetësore si në ndertimin e Spitalit Sheikh Zayed ashtu edhe në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare që po ashtu është ndërtuara me donacione të Emirateve të Bashkuara Arabe