Pas diskutimeve të gjata, Kuvendi Komunal i Vushtrrisë të enjten në seancë të rregullt me shumicë votash ka aprovuar buxhetin e Komunës së Vushtrrisë për vitin 2013. Buxheti është aprovuar me 17 vota për, 7 kundër dhe 7 abstenime.
Sipas Isuf Jasharit, drejtor i ekonomisë dhe financave buxheti i planifikuar për vitin 2013 është 12 601 906 euro, që krahasuar me këtë vit është për 109 394 euro më i lartë. Ndërkaq sipas Jasharit investime kapitale në buxhetin e vitit 2013 pritet të jenë 3 741 494 euro.
Në seancën e kryesuar nga Habib Mustafa kryesues i Kuvendit Komunal, Kuvendi ka aprovuar edhe Rregulloren për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2013, ka marr vendim për ridestinimin e mjeteve buxhetore të mbetura nga projektet e realizuara të këtij viti si dhe ka shqyrtuar raportin për përfundimin e vitit shkollor 2011 – 2012 e po ashtu edhe informatën për fillimin e vitit shkollor 2012-2013.
Buxheti i planifikuar për vitin 2013 është 12 601 906 euro