Lagjja në periferi të qytetit, në të hyrë nga magjistralja Mitrovicë-Prishtinë, në të cilën banojnë mijëra qytetarë i është rregulluar infrastruktura nëntokësore (kanalizimi), si dhe është asfaltuar me investim nga buxheti komunal. Në Drejtorinë Komunale të Shërbimeve Publike thonë që asfaltimi I kësaj rruge ka rritur cilësinë e jetës së qytetarëve dhe është liruar komunikacioni në rrugën kryesore të qytetit.
“Rrugën e periferisë së qytetit “Haxhi Zeka” e kemi asfaltuar duke ia rregulluar paraprakisht kanalizimin në gjatësi prej 530 metrave dhe gjerësi 4 metra” thotë Sami Istrefi- drejtor i kësaj drejtorie. Sipas tij kostoja financiare e këtij investimi të kryer nga buxheti komunal është 39.646 euro, gjersa punimet i ka kryer kompania “Shkoza 07”. “Jemi të kënaqur me cilësinë e punimeve të kryera në këtë rrugë që tash i plotëson standardet e një lagjeje urbane të qytetit “ vlerëson Istrefi.
Investimi në rregullimin e kanalizimit dhe asfaltimin e kësaj rruge nga buxheti komunal është 39 646 euro