Kolegji Universum dhe Komuna e Vushtrrisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në të cilën parashihet që Kolegji Universum të ndajë pesë b ura për studime universitare për vitin akademik 2012-2013. Ne ceremoninë e organizuar me këtë rast memorandumin e nënshkruan nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Dibran Perçuku dhe rektori i këtij Universiteti prof. Hajrullah Gorani, si dhe Agim Shahini udhëheqës i asociacionit kosovar të bizneseve., pjesë e së cilës është edhe Kolegji Universum.
Sipas kritereve të përcaktuara nga Këshilli drejtues i kolegjit, bursa do të ndahen për një shërbyes civil, një bursë për familje të dëshmorëve, për invalid të luftës, për maturantë në asistencë sociale dhe maturantë të shkollimit të mesëm me sukses të dalluar. Sipas marrëveshjes Komuna e bënë përzgjedhjen e kandidatëve, gjersa bursa për shërbyes civil ka të bëjë me studimet pa pagesë për master në këtë kolegj.
Nënkryetari i komunës Dibran Perçuku ka falënderuar drejtuesit e këtij projekti duke u zotuar që si institucion komuna do ta bëjë përzgjedhjen adekuate për bursistët sipas kritereve të parapara. Rektori Hajrullah Gorani tha që ky projekt nuk do të ndalet. “Kolegji është i gatshëm që bashkë me ekspertë të rrisë njohuritë në ekonominë e tregut të lirë”, ka thënë Gorani.
Ndërkaq Agim Shahini tha se AKB është e interesuar për të investuar te gjenerata e re. “Investimi në dije është rrugëtimi që i duhet Kosovës”, tha ai.
Sipas kritereve të përcaktuara nga Këshilli drejtues i kolegjit, bursa do të ndahen për një shërbyes civil, një bursë për familje të dëshmorëve, për invalid të luftës, për maturantë në asistencë sociale dhe maturantë të shkollimit të mesëm me sukses të dalluar