Të hënën mësimin shkollor e kanë nisur 18 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Vushtrrisë. Ndërkaq në bankat shkollore për herë të parë janë ulur 1360 nxënës.
Qerim Selimi drejtor i drejtorisë komunale të arsimit ka konfirmuar se mësimi ka nisur në të gjitha shkollat, derisa karakteristikë e këtij viti është se mësimi ka filluar në shkollën e re të sapo ndërtuar në fshatin Bukosh të Vushtrrisë, ku për herë të parë në atë lokacion është ndërtuar objekt shkollor. Sipas zyrtarëve komunal të arsimit, numri i nxënësve në këtë shkollë është 218, por që sipas tyre ky numër pritet të rritet.
Fillimin e vitit të ri shkollor e ka përshëndetur edhe Bajram Beqiri, kryetar i Këshillit të prindërve të Kosovës.
Karakteristikë e këtij viti është se mësimi ka filluar në shkollën e re të sapo ndërtuar në fshatin Bukosh të Vushtrrisë, ku për herë të parë në atë lokacion është ndërtuar objekt shkollor