Përgatitjet për sigurimin e lëndëve djegëse për këtë vit Komuna e Vushtrrisë i ka filluar më herët madje tani është në përfundim që ta përfundojë në tërësi projektin. Në Drejtorinë Komunale të Arsimit thonë që sigurimi i thëngjillit nëpër të gjitha shkollat është siguruar në tërësi gjersa për sigurim të drunjve aktivitetet janë në fazën përfundimtare. “Tashmë nëpër të gjitha shkollat është dorëzuar thëngjilli, ndërsa drunjtë gjithashtu janë duke iu dorëzuar shkollave” thotë zyrtari në DKA Agim Miftari. Sipas tij thëngjilli dhe drutë e siguruara janë të cilësisë së mirë dhe se tërë rrjedhën e furnizimit të shkollave me lëndë djegëse ta kenë mbikëqyrur me përkushtim maksimal.
Në Drejtorinë Komunale të Prokurimit thonë që janë kontraktuar 1800 metra dru për ngrohje të shkollave, qendrave të mjekësisë familjare në fshatra dhe zyrat e vendit. Kompania prishtinase “Acvita” është duke i furnizuar me dru të gjitha këto objekte institucionale” thotë Hyda Dallku- zyrtar në Drejtorinë Komunale të Prokurimit. Sipas tij tashmë me thëngjill janë pajisur të gjitha këto objekte nga kompania fituese e tenderit “Arome” nga Prishtina. Komuna e Vushtrrisë për keto lëndë djegëse në institucionet lokale ka siguruar 100 mijë e 600€.
Për ngrohjen e nxënësve në objektet shkollore, zyrat e vendit dhe qendrat e mjekësisë familjare në fshatra, komuna është duke siguruar 1800 metra masë drunore, si dhe 1200 tonë thëngjill