Ftohen qytetarët e Vushtrrisë që të marrin pjesë në takimin përmbyllës të Dëgjim publik për buxhetin e vitit 2013. Shfrytëzoni mundësitë për ti paraqitur kërkesat dhe nevojat e tyre përkatësisht komunitetit për projekte si dhe për çështje tjera me rëndësi dhe interes për lokalitetin në të cilin jetojnë.
Dëgjimi publik do të mbahet me datën 24 gusht 2012 (e premte), me fillim në ora 11:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit komunal në ndërtesën e komunës në Vushtrri.
Në këtë tubim me qytetarët do të diskutohen këto pika të rendit të ditës:
1. Qarkorja buxhetore e Komunës për vitet 2013-2015 si dhe
2. Çështje tjera me rëndësi dhe interes për qytetarët.
Ju mirëpresim
Dëgjimi publik do të mbahet me datën 24 gusht 2012 (e premte), me fillim në ora 11:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit komunal në ndërtesën e komunës në Vushtrri