Mbi 1100 pako ushqimore, veshmbathje dhe tekstil dhuratë nga Gjysmëhëna e kuqe e Turqisë, të hënën u janë shpërndarë familjeve skamnore në Vushtrri. Ndihmës sekretari Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë Hamza Aydogdu i cili bashkë me një delegacion nga qyteti i Mamak-ut të Turqisë qëndruan për vizitë këtë fundjavë në Vushtrri, ka thënë se janë të përkushtuar të mbështesin familjet skamnore të Vushtrrisë.
Duke pas parasysh gjendjen e rëndë sociale të shumë familjeve skamnore, këto ndihma nga Turqia janë të mirëseardhura dhe do tu ndihmojnë familjeve që kanë nevojë, ka thënë kryetari i komunës Bajram Mulaku. “Shfrytëzoj rastin të falënderoj qeverinë turke, popullin turk dhe Gjysmëhënën e Kuqe për këto ndihma, të cilat nuk janë të parat, por ka pasur edhe në të kaluarën. Në jemi të vëllazëruar me komunë e Mamakut të Ankarasë, dhe këto ndihma në mënyrë të veçantë janë organizuar nga kjo komunë, por edhe me vullnetin e Gjysmë hënës së kuqe”, ka thënë Mulaku.
Kjo është hera e dytë që pas bashkëpunimit me komunën e Mamaku-ut të Turqisë, Gjysmëhëna e Kuqe turke ka ndihmuar me gjëra ushqimore dhe veshmbathje skamnorët e Vushtrrisë.
Duke pas parasysh gjendjen e rëndë sociale të shumë familjeve skamnore, këto ndihma nga Turqia janë të mirëseardhura dhe do tu ndihmojnë familjeve që kanë nevojë, ka thënë kryetari i komunës Bajram Mulaku