“ Në kthimin individual në fshatrat Prelluzhë, Gracë e Gojbulë, ka pasur sukses, por në atë kolektiv në objektet e ndërtuara për të kthyerit, 66 sosht në tri fshatra tjera edhe pse janë nënshkruar marrëveshjet, kthimi nuk është realizuar ” tha Mulaku. Ambasadori norvegjez Jan Braathu ka falenderuar Mulakun për pritjen e ngrohtë dhe për njoftimin detaj të zhvillimeve në komunë, gjersa u ndal më tepër në zhvillimin ekonomik: “ Në Kosovë, por edhe Vushtrri ka potencial për zhvillim të sektorit privat, ka resurse të mëdha dhe gjykuar sipas saj Kosova nuk duhet të jetë vend i varfër ” tha Braathu. Ambasadori tha të jetë mahnitur me sukseset impresive në kompaninë Pestova, përkatësisht “Vipa Chips”. “ Teknologjika që përdorej, kualiteti i lartë i prodhimit e mbi të gjitha vizioni zhvillimor i drejtuesve të saj tregojnë se kjo kompani do të arrijë shumë ” tha ambasadori Jan Braathu. Përveç vizitës së bërë kësaj kompanie, ambasadori norvegjez në shoqëri me veprimtarin Besnik Tahiri, ka vizituar edhe kompaninë “Llamkos”. Ai në fund të vizitës i ka premtuar kryetarit Mulaku vazhdimin e bashkëpunimit me mundësi të investimeve në menaxhim të ujërave të zeza sipas modelit norvegjez, nga të cilat prodhohet biogazi.
Ambasadori norvegjez Jan Braathu ka vizituar komunën e Vushtrrisë. Atë në ambientet e komunës e priti kryetari i komunës Bajram Mulaku me bashkëpunëtor. Mulaku ka njoftuar ambasadorin me të gjitha zhvillimet dhe investimet e kryera në komunë për sigurinë dhe integrimin e komuniteteve në jetën institucionale. Në vendbanimet ku jetojnë komuniteti serb, janë kryer shumë projekte investive, gjersa në zyrën për komunitete punojnë 13 pjesëtarë të këtij komuniteti edhe pse në komunë pakicat bëjnë vetëm 4% të popullësisë ” tha Mulaku. Ai gjithashtu ka njoftuar ambasadorin për rezultatet në kthimin për të jetuar në Kosovë të pjesëtarëve të këtij komuniteti.