Kryqi i Kuq i Kosovës përmes një aktiviteti me nxënës të shkollave fillore, ku kanë marrë pjesë në garat e vizatimit në temën “Thuaj jo armëve”, kanë filluar fushatën e vetëdijesimit për rrezikun e armëve të vogla dhe të lehta. Sipas hulumtimeve të bëra nga UNDP-ja të cilave i referohet KKK, në Kosovë pas përfundimit të luftës ishin 300 mijë deri në 400 mijë armë ilegale të cilat vazhdojnë t jenë problem për qytetarët. Feride Hyseni, sekretare e Kryqit të Kuq tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm pasi që në vendin Kosovë statistikat tregojnë se ka shumë armë pa leje. Zekije Muriqi Nishevci, koordinatore e projektit, thotë se arsyet e posedimit dhe përdorimit të këtyre armëve janë të shumta, duke filluar nga gjendja e krijuar pas lufte e deri të mos sundimi kënaqshëm i ligjit.
Në degën e Kryqit të Kuq në Vushtrri bëjnë të ditur se në fokus të kësaj fushate janë nxënësit e klasave të teta dhe të nënta, pasi që janë në moshën kur kanë nevojë më së shumti për këshilla e vetëdijesim. “Ne kemi filluar me aktivitete nëpër shkolla fillore për vetëdijesimin lidhur me rrezikun që mund të shkaktojnë këto armë, ndërkaq nga shtatori ky aktivitet do të zgjerohet edhe në shkollat e mesme të larta”, ka thënë Kumrije Zhabari zyrtare në degën e Kryqit të Kuq.
Zyrtarët e KK thonë se ky aktivitet do të vazhdoj edhe në qytetet tjera.
“Ne kemi filluar me aktivitete nëpër shkolla fillore për vetëdijesimin lidhur me rrezikun që mund të shkaktojnë këto armë, ndërkaq nga shtatori ky aktivitet do të zgjerohet edhe në shkollat e mesme të larta”, ka thënë Kumrije Zhabari zyrtare në degën e Kryqit të Kuq të Kosovës në Vushtrri