Objekti i shkollës fillore “Lumni Surdulli” në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë është rinovuar përmes një projekti të bashkfinancuar nga Banka Botërore dhe Komuna e Vushtrrisë. Me rastin e zbatimit të këtij projekti të përbashkët, kryetari i komunës Bajram Mulaku është shprehur i kënaqur që përveç investimeve nga të hyrat vetjake të Komunës, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare po bëhet i mundur përmirësimi i kushteve në shkollat e Vushtrrisë.
Drejtori komunal i arsimit Qerim Selimi, thotë se për renovimin e shkollës në Samadrexhë Banka Botërore përmes CDF-it kishte ndarë 45 mijë euro, komuna 24 mijë euro e po ashtu edhe komuniteti ka marr pjesë me 2 mijë euro.
Ndërkaq Miradije Maloku drejtoreshë e shkollës bënë të ditur se me këtë projekt është bërë renovimi detal i objektit të shkollës, duke përfshirë ndërrimin e dyerve e dritareve, dyshemesë por edhe vënia e fasadave të mureve.
Punimet në renovimin e kësaj shkolle janë në fazën përfundimtare.
Kryetari i komunës Bajram Mulaku është shprehur i kënaqur që përveç investimeve nga të hyrat vetjake të Komunës, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare po bëhet i mundur përmirësimi i kushteve në shkollat e Vushtrrisë