Ju f t o n
të merrni pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 31.05.2012 (e enjte) me fillim në ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës në Vushtrri.
Për këtë mbledhje propozohet ky:
R E N D D I T E
1. Shqyrtimi i Procesverbalit nga mbledhja e KK-së, mbajtur më 05.04.2012 dhe vazhduar më 30.04.2012.
2. Shqyrtimi i Procesverbalit nga mbledhja e jashtëzakonshme e KK-së, mbajtur më 08.05.2012.
3. Shqyrtimi i Informatës për të hyrat vetanake dhe shpenzimet për muajt: janar, shkurt dhe mars 2012.
4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale (shqyrtimi i parë).
5. Shqyrtimi i Draft-rregullores për caktimin e kritereve dhe mënyrën e ndarjes së shpërblimeve, mirënjohjeve, dekoratave dhe titujve të nderit (shqyrtimi i parë).
6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për përcaktimin e kritereve të ndarjes së mjeteve financiare nga fondi për transfere dhe subvencione për entitetet publike dhe jopublike (shqyrtimi i dytë).
7. Shqyrtimi i Informatës lidhur me ndërtimet dhe parandalimin e ndërtimeve ilegale gjatë vitit 2011.
8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit mbi lejimin e ndërrimit të destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.
9. Shqyrtimi i kërkesës së tri shoqatave të dalura nga lufta rreth financimit të tyre.
10. Shqyrtimi i Informatës për fëmijët që punojnë punë të rënda.
11. Të ndryshme.
Kryesuesi i Kuvendit
Habib Mustafa
.