Në përkujtim të 13 vjetorin e krimit më të rëndë që forcat serbe kryen mbi qytetarët e pafajshëm në Stduime të Vushtrrisë, në një akademi përkujtimore edhe njëherë u kërkuar që kriminelët që kryen këto krime të dalin para drejtësisë.
Nënkryetari i komunës Dibran Perçuku, i cili kërkoi që kriminelët që bënë këto krime të tmerrshme duhet patjetër të përballen me drejtësinë. Ai tha se gjaku i dëshmorëve është bërë themel për Pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. “Ju familjarë të martirëve të jeni krenar që gjaku i bijve dhe bijave tuaja është bërë themel për Pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Perçuku.
Ndërkaq Zejnullah Gruda nga instituti për krimet e luftës, tha se duhet që të dihet e vërteta që ndodhi në këtë masakër po ashtu të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë kriminelët që kryen këto krime. Po ashtu Gruda ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare që në gjithë këto vite, jo vetëm që nuk e ka kryer punën por në një mënyrë edhe ka kërkuar që të harrohen krimet dhe amnistohen kriminelët. “Thirrja për ta harrur të kaluarën ka anën e saj të mirë, por ka edhe djallëzinë e saj që të harrohen dhe amnistohen edhe krimet që u kryen këtu nga forcat serbe”, ka thënë ai.
Po ashtu edhe deputetja e Parlamentit të Kosovës Xhevahire Izmaku ka thënë se me rastin e krimit të Studimës ka dështuar drejtësia ndërkombëtare por edhe ajo vendore.
Pas akademisë qytetarë të shumtë dhe përfaqësues të institucioneve kanë bërë homazhe në varrezat e të rënëve në fshatin Studime.
Zejnullah Gruda nga Instituti për krimet e luftës, tha se duhet që të dihet e vërteta që ndodhi në këtë masakër po ashtu të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë kriminelët që kryen këto krime