Ka nisur ndërtimi i rrugës Bukosh-Oblivik. “Ndërtimi i segmentit të parë Bukosh – Oblivik, në gjatësi prej 1300 metra dhe gjerësi 5 m në vlerën 65 000 € tashmë ka filluar të ndërtohet, ndërsa për kryerjen e punimeve është përzgjedhur kompania “Bageri”, ka konfirmuar Sami Istrefi, drejtor i shërbimeve publike. Ndërtimi i kësaj rruge po bëhet me mjetet e buxhetit komunal të këtë vit, nga pjesa e grantit qeveritar.
Deri para 3 vitesh kur është ndërtuar rruga e re Vushtrri-Skenderaj e cila i është shmangur trasesë së vjetër të rrugës, kjo rrugë kishte karakter rajonal, tani ajo është rrugë lokale por që lidh shumë banorë të fshatrave Bukosh, Nevolan dhe Bruznik.
Ndërtimi i segmentit të parë Bukosh – Oblivik, në gjatësi prej 1300 metra dhe gjerësi 5 m në vlerën 65 000 € tashmë ka filluar të ndërtohet, ndërsa për kryerjen e punimeve është përzgjedhur kompania “Bageri”