Asokohe Ministria e Arsimit në bazë të të kësaj kërkese, shkollën e ka emëruar Latif Berisha. Pas dy viteve me vendim të MASHT-it themelohet Shkolla e Mesme e Ulët në fshatin Dobërllukë (data 24.09.2008) vendimi nr. 282-01B. Këshilli i kësaj shkolle kishte shprehur dëshirën që shkola të mbante emrin e poetit Latif Berisha me arsyetimin se ka qenë një ndër nxënësit e pare të asaj shkolle dhe mësimdhënës i saj. Po me këtë shkak poeti kishte shkruar edhe poezinë e tij të pare. Më datën 14.09.2008 në DKA Arrin kërkesa e këshillit të shkollës për emërtim të saj. Në arsyetimin e saj ceket të kem sjellur edhe letërmbështetjen e familjes Berisha, të cilën në DKA e kanë të protokolluar në numrin rendor 509 të po kësaj date. Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë me datën 18.12.2009 me vendimin nr.569/01B Shkollën e Mesme të Ulët në fshatin Dobërlluk e emëron “Latif Berisha”. Në vendimin e saj ipen udhëzimet juridike për mundësinë e ushtrimit të ankesës në afat prej 30 ditësh kundër këtij vendimi në Komisionin për Ankesa dhe Parashtresa në MASHT, por që të tilla nuk ka pasur. Procedurë tjetër zhvillohet edhe nga këshilli i Shkollës së Mesme Profesionale “Latif Berisha” lidhur me riemërimin e kësaj shkolle. Këshilli i kësaj shkolle me kërkesën për riemërimin e saj të datës 09.09.2009 nr. 11118 kërkon nga DKA-ja që të ndjek procedurat për riemërimin e kësaj shkolle konform propozimit të vitit 2006 ku emir i Bahri Haxhës ishte propozimi i parë i tyre. DKA-ja duke marrur parasysh kërkesën e shkollës i propozuam MASHT-it që SHMP në Vushtrri të riemërohet me emrin e Bahri Haxhës. Kërkesa e shkollës, kërkesa e familjarëve (babait të Bahri Haxhës), bashkë me biografinë e tij i janë bashkëngjitur këtij propozimi të DKA-së. MASHT-i ka përligjur këtë propozim dhe tani shkolla mbanë këtë emër. Emërtimi i kësaj shkolle s’ka pasur të bëjë fare me statusin se a është Bahri Haxha dëshmor apo martir. Gjatë ditëve të kaluara në opinionin public kanë zërë vend mjaft lajmet, të cilat kanë të bejnë me emërtimin e SHMP “Bahri Haxha”në Vushtrri. Në ato lajme gjithsesi pati edhe spekulime e të pavërteta.
Historia e cila lidhet me emërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale në Vushtrri daton nga viti 2006. Pas vendimit të MASHT-it nr. 104/013 të dates 11. XI. 2004, ku është lejuar ndarja e Shkollës së Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” në dysh. Drejtoresha e shkollës së re Selvete Sholla (LDK) dhe këshilli I shkollës me datën 03.02.2006 kanë bërë kërkesë zyrtare në MASHT dhe DKA për zyrtarizimine emrit të shkollës në fjalë duke dhënë tri propozimet citojmë: “Bahri Haxha – ish mësimdhënës në këtë shkollë dhe dëshmor, Latif Berisha – prof dhe dëshmor si dhe Marim Beqikemi, emërtimi i mëparshëm i shkollës.