Ekipet e përbashkëta të DEM-it dhe komunës pas një pune të përbashkët kanë arritur që të përgatisin draft rregulloren për reorganizim e sistemim të administratës komunale si dhe hartuar planin e punës së zbatueshmërisë së saj. Kryetari Mulaku gjithashtu ka përmendur projekte që brenda këtij viti pritet të realizohen në bashkëfinancim të komunës dhe USAID-it siç janë projektet për gjelbrim të hapësirave përreth hallës sportive, pastaj hapësirat përreth brigjeve të lumit Silnica, sigurimin e pajisjeve për shkollën e muzikës e projekte tjera. Në vazhdim të punëtorisë ekspertët e USAID-it programi DEM, Afërdita Mekuli, Arben Qirezi si dhe kordinatori i USAID-it programi DEM për regjionin e Mitrovicës Besim Kurti kanë bashkëbiseduar me ekipin e performancës komunale lidhur me ndërtimin dhe institucionalizmin e EPOK-it me performancë të lartë.
Në një punëtori të organizuar me zyrtarët të komunës së Vushtrrisë, përkatësisht ekipin për përmirësimin e organizimit komunal (EPOK) dhe zyrtarët e USAID-it, përkatësisht Iniciativës për Komnat Demokratike dhe Efektive (DEM), kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku ka falenderuar USAID-in dhe programin DEM për të gjitha projektet e realizuara në partneritet me komunën e Vushtrrisë. “ Falenderoj Qeverinë Amerikane dhe popullin amerikan për të gjitha investimet e kryera në bashkëfinancim qoftë atyre në programin e DEM-it apo edhe të tjerat siç është investimi rreth 600 mijë dollarë në renovim e restaurim të kalasë së qytetit ” tha Mulaku.