Pas një pune të mundimshme nëpër në terren të vështirë malor, të mërkurën është hapur rruga në fshatin Boshlan fshati i parë i rajonit të Shalës i bllokuar tani e dy javë.
Në fshatrat e Shalës ka qëndruar edhe kryetari i komunës Bajram Mulaku bashkë me nënkryetarin Dibran Perçuku kryesuesin e Shtabit emergjent Naim Hyseni, të cilët e kanë vlerësuar shumë të domosdoshme hapjen e kësaj rruge. “Në Vushtrri janë disa fshatra që kanë qenë të izoluara nga bora. Me gjithë telashet që ka pasur kompania “Shkoza” edhe kjo rrugë po hapet. Shpresoj që së shpejti ta lirojmë rrugën për qarkullim në fshatin më të lartë të Shalës”, ka thënë Mulaku.
Në drejtorinë e shërbimeve publike shpreson se që nesër do të hapet rruga edhe në fshatrat Vesekovc e Kurillovë, e pastaj edhe në Gumnishtë. “Sot kemi kaluar fshatin Boshlan, e nesër shpresojmë që ta hapin rrugën deri në Vesekovc e Kurillovë e pastaj edhe në fshatin Gumnishtë”, ka thënë Sami Istrefi drejtori i shërbimeve publike në administratën komunale. Ndërkaq sa i përket gjendjes së përgjithshme ai tha se gjendja është e qëndrueshme, dhe nuk ka probleme të mëdha në qarkullim si në fillim të kësaj jave.
Ndërkaq Naim Hyseni, kryesues i shtabit emergjent vlerëson se që gjendja e rrugëve në tërë territorin e Vushtrrisë po normalizohet, falë edhe punës vullnetare të 13 kompanive të cilat janë angazhuara që nga e hëna kur për shkak të bores situata ishte përkeqësuar.
Njësia e zjarrfikësve dhe shpëtimit në Vushtrri, ka nisur me aksionin e largimit të akujve në ndërtesa të larta brenda në qytet.
Në drejtorinë e shërbimeve publike thonë se nesër do të vazhdohet të hapet rruga edhe në fshatrat Vesekovc e Kurillovë, e pastaj edhe në Gumnishtë