Tri familje të bllokuara tani e sa ditë nga bora në fshatin Zagori dhe dy familje tjera në lagjen kodrali të Cecelisë, Kryqi i Kuq i Kosovës të dielën i ka furnizuar me miell, pako ushqimore dhe pako higjienike. Për shkak të borë së madhe, ka qenë e pamundur lëvizja me automjete nëpër rrugët malore dhe vet banorët është dashur që me kuaj të zbresin deri në rrugët e asfaltuara të fshatit për të marr furnizimet me ushqime.
Në Kryqin e Kuq të Kosovës në Vushtrri, konfirmojnë se janë rritur shumë kërkesat për ushqime, por ata thënë se në këtë situatë po mbështesin vetëm familjet e zonave malore të bllokuara nga bora. “Këto ditë të këtij dimri të ashpër e të gjatë kemi shumë kërkesa për ndihma ushqimore nga shumë familje nevojtare, por organizata e Kryqit të Kuq të Kosovës është e fokusuar vetëm në furnizim me ushqime të familjeve që janë bllokuar nga bora, pasi ata kanë nevojë urgjente për furnizime me ushqime”, thotë Kumrije Zhabari sekretare e kësaj organizate në Vushtrri. Ajo thotë se i kanë të gatshme ushqimet edhe për tri fshtrat e bllokuara të Shalës Vesekoc, Boshlan e Kurillovë por rrugët janë të bllokuara dhe tanipërtani nuk kanë mundësi që ushqimet të dërgohen në destinacionin e duhur.
Në aksionin e furnizimit të këtyre familjeve ishte edhe nënkryetari i komunës Dibran Perçuku i cili tha se bashkë me Kryqin e Kuq, komuna po bënë gjithcka është e mundur që tu dal në ndihmë sidomos familjeve të bllokuara nga bora. Ai ka bërë të ditur se me gjithë përpjekjet e shumta që po bëjnë autoritet komunale ka ende familje në zonat e thella malore dhe shumë larg nga qyteti që i kanë rrugët e bllokuara. Për trifshtarat e rajonit të Shalës ai tha se po shqyrtojnë mundësinë e furnizimit në rrugë dhe mjete alternative të transportit.
Në aksionin e furnizimit të këtyre familjeve ishte edhe nënkryetari i komunës Dibran Perçuku i cili tha se bashkë me Kryqin e Kuq, komuna po bënë gjithçka është e mundur që tu dal në ndihmë sidomos familjeve të bllokuara nga bora