Vlerësohet që numri i familjeve të cilat jetojnë në këto fshatra të jetë 880 me rreth 5000 banorë. Ndër rreziqet e mundshme nga bora, shtabi emergjent konsideron të jetë mundësia e shembjeve të pullazeve, gjersa apelojnë tek popullata për t’i pastruar pullazet e shtëpive të tyre. Në anën tjetër vazhdojnë aktivitetet komunale të solidaritetit me familjet e izoluara nga bora dhe me nevojë duke u dorëzuar pakot emergjente. Sipas shtabit emergjent komunal janë 12 kompani të angazhuara në pastrimin e rrugëve të bashkësive lokale. Ato janë duke punuar që nga orët mëngjesit me qëllim të rihapjes së rrugëve për qarkullim. Shtabi emergjent komunal është duke punuar 24 orë pandërprerë, duke u dal në ndihmë qytetarëve. Gjerë më tani komuna ka siguruar 80 pako me ndihma emergjente për familjet e izoluara dhe atyre me nevojë.
Përkundër që dje, gjendja e rrugëve të pastruara nga bora ishte shumë e mire ku 90% efshatrave të Komunës së Vushtrrisë ishin në qasje në rrugët regjionale, kurse sot është një gjendje tjetër. Bora e intensitetit të lartë që ra gjatë gjithë natës e vazhdon të bie edhe gjatë ditës, eka vështirësuar komunikacionin në shumë fshatra të komunës. Sipas shtabit emergjent komunal, janë bllokuar rrugët që çojnë në fshatrat: Kurillovë, Vesekoc, Bozhlan, Kunovik, Skromë, Gumnishtë, Akrashticë, Beçiq, Duboc, Glaicë, Hercegovë, Shlivovicë, Zagori, Dumnicë e Epërme, Liqej, Ashaln, Zhilivodë, Stroc, Balinc, Taraxhë Liqej, Kollë, Shallc e Beçuk.