Kompanitë e angazhuara në pastrimin dhe hapjen e rrugëve nga bora kanë vazhduar sot aktivitetet në kushte më të mira pune pas ndërprerjes së rënies së borës dhe ngritjes së temperaturës. “ Me 7 bagera si dhe kamionët e specializuar për pastrimin e rrugëve nga bora jemi duke punuar në rrugët e qytetit dhe lagjet e fshatrave ” thotë Islam Latifi nga shtabi i emergjencës komunale. Sipas tij, rrugët primare që çojnë tek bashkësitë e fshatrave janë të hapura, gjersa probleme në hapje të rrugëve vlerësohen të jenë disa nga fshatrat malore si Vesekovc e Sllakovci. “ Puna në këto kushte na bënë optimistë se gjatë ditës së sotme do të arrijmë ta normalizojmë gjendjen ” vlerëson Latifi. Bora e madhe tani më ka filluar të shkaktoj probleme në ekonomitë familjare.