Bora e madhe e këtij dimri ka rezultuar me bllokim të shumë familjeve që jetojnë në viset e thella malore në disa fshatra të Vushtrrisë.
Drejtoria për Emergjencë, bënë të ditur se bora tash e një kohë ka bllokuar dhe janë në gjendje të rënd mbi 20 familje që llogaritet t’i kenë mbi 110 anëtar kryesisht në disa fshatra që i përkasin rajonit të Shalës së Bajgores në Komunën e Vushtrrisë.
Po ashtu bëhet e ditur se fshatrat që janë ende të bllokuara dhe me gjendje të rënd janë: Kurillova në të cilën jetojnë 2 familje me 8 anëtar, fshati Vesekovc që jetojnë 4 familje me 39 anëtar, pastaj fshati Gumnishtë ku jetojnë 12 familje, fshatrat Boshlan e Shilovicë ku jetojnë vetëm nga një familje, ku gjithsej numri i banorëve të këtyre fshatrave të bllokuara arrin në 110 persona.
Po ashtu bëhet e ditur se Komuna bashkë me Kryqin e kuq të Kosovës, të premten kanë përgatitur ndihma në ushqime, veshmbathje dhe barna dhe mjete higjienike, pikërisht për atë zonë por për shkak të rrugës së bllokuar ato ende nuk janë dërguar në atë zonë. “Sot kam biseduar përmes telefonit me disa prej banorëve të izoluar të Shalës. Tani për tani gjendja është e qëndrueshme, po e mbajmë komunikim e rregullt me banorët atje dhe nëse paraqitet nevoja do ti furnizojmë patjetër me ushqime e veshmbathje”, thotë kryetari i komunës Bajarm Mulaku.
Bora ka bllokuar mbi 20 familje që llogaritet t’i kenë mbi 110 anëtar kryesisht në disa fshatra që i përkasin rajonit të Shalës së Bajgores në Komunën e Vushtrrisë.