Vdekja e papritur e tij është humbje madhe për ne, pasi që humbëm një veprimtar të dëshmuar të çështjes kombëtare.
E nderuara familja Popova, pranoni ngushëllimet më të thella në emër të kryetarit të komunës, të qeverisë komunale dhe bashkëveprimtarëve të Shefqetit.
Shefqeti do t’i mungoi familjes së tij, miqve, do të na mungoi të gjithëve. Shëmbëlltyra e tij do të mbetet si udhërrëfyes për gjeneratat që do të vinë” tha Përçuku
Për veprimtarinë humanitare të Shefqet Popovës, ka folur dr.Pajazit Pllana, gjersa për veprimtarinë në arsim drejtori gjimnazit “Eqrem Çabej” Bedri Shyti. Evokime për të ndjerin shpalosi edhe veprimtari i shoqatës “Nëna Terezë” në Mitrovicë – Mustafë Ademi. Në emër të familjes pjesëmarrësit i falënderoi Shkelzeni, i biri i të ndjerit.
Varrimi i të ndjerit u bë sot në varrezat e qytetit në fshatin Begaj.
Në rastin e vdekjes së veprimatrit kombëtar, humanistit dhe arsimtdashësit, të respektuar vushtrrias Shefqet (Mahmut) Popova 1935-2012, Komuna e Vushtrrisë organizoi mbledhje komemorative, në të cilën morën pjesë personalitete të jetës politike, institucionale dhe humanitare.
Nënkryetari i komunës Dibran Përçuku, duke folur për shëmbëlltyren e jetës së veprimtarit Shefqet Popova theksoi: “Për të gjithë ne vet-lajmi për vdekjen e Shefqetit tonë ishte i rëndë, sikur që janë të rënda këto momente kur për herë të fundit po ndahemi me te, për të kujtuar shëmbëlltyrën e veprës së tij. Shefqet Popova ishte shëmbëlltyra e një veprimtari të shquar të çështjes atdhetare , siç ishte e gjithë familja e tij. Aktivitetet politike i filloi që nga rinia duke u renditur përkrah veprimtarit Adem Demaçit. Në demonstratat e vitit 1981 ishte përkrah nxënësve të tij në çdo rast, gjersa u shqua edhe në aktivitetet e luftimit të analfabetizmit. Ishte një pedagog i dashur dhe i palodhur në edukimin e brezave. Shefqeti në vitet e 90-ta iu bashkua veprimtarëve tjerë kombëtar në organizimet e rezistencës karshi pushtuesit. Veprimtaria e tij tani shtrihet në pjesën e solidaritetit e humanitetit, ai tani drejtonte degën e shoqatës humanitare “Nëna Terezë”.