Drejtoria komunale e arsimit, të enjten ka marr vendim që për shkak të motit të ftohtë dhe reshjeve të vazhdueshme të borës, mësimi në shkollat e mesme dhe fillore të Vushtrrisë të ndërpritet deri të hënën.
Qerim Selimi drejtor i arsimit, ka njoftuar se të enjten në ndërrimin e paradites mësimi po zhvillohet me orar të shkurtuar, ndërkaq mësimi është ndërprerë deri ditën e hënë me 6 shkurt.
Për shkak të motit të ftohtë dhe reshjeve të vazhdueshme të borës, mësimi në të gjitha shkollat e mesme dhe fillore të Vushtrrisë të ndërpritet deri të hënën, njofton Qerim Selimi drejtor i arsimit