Kryetari i komunës Bajram Mulaku priti sot në një takim pune z.v.ministrin në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal Rifat Krasniq. Kryetari Mulaku informoi z.v.minisytrin për realizimin e programit të MAPL-së për mbështetje financiare për komunat e Republikës së Kosovës për vitin 2012 “ Programi për investime Publike Komunale”. “MAPL në bazë të këtij programi për Vushtrrinë ka paraparë mjete në shumë prej 200 mijë eurove, mjete këto të cilat komuna i ka paraparë të realizohen në investime kapitale të përbashkëta me kosto financiare prej 580 mijë eurove” ka thenë Mulaku. Ai falënderoi zyrtarin e lartë të qeverisë për bashkëpunimin e shkëlqyer në realizim të shumë projekteve.
Z.v.ministri Krasniq tha të ketë ardhur për të realizuar visitën dhe shikuar nevojat e qytetarëve të komunës si dhe shikuar mundësitë e mbështetjeve financiare nga ministria për projektet e tilla qoftë nga burimet qeveritare apo edhe në bashkëpunim me donatorët. “Kemi gatishmërinë për të shkuar tutje vlerës së përcaktuar në programin për investime publike komunale dhe ndihmuar komunën në realizim të projekteve të saja” tha Krasniq. Sipas programit të MAPL-së përkatësisht kritereve të hartuara, komuna ka identifikuar 4 projekte kapitale, të cilat do të përfshihen në investim të përbashkët nga MAPL dhe Komuna e Vushtrrisë, projekte te tilla janë: ndërtimi i kanalizimit në fshatin Studime dhe Begaj, ndërtimi i rrugëve dhe trotuareve me kubëza betoni në qytet, rindërtimi i parkut për fëmijë në qytet te banesat e bardha, si dhe asfaltimi i rrugëve lokale Prelluzhë-Bivolak.
Vlera e përbashkët e investimeve do të jetë 580 mijë euro, në të cilat Komuna participon me 380 mijë euro, gjersa MAPL-ja me 200 mijë euro.
“MAPL në bazë të këtij programi për Vushtrrinë ka paraparë mjete në shumë prej 200 mijë eurove, mjete këto të cilat komuna i ka paraparë të realizohen në investime kapitale të përbashkëta me kosto financiare prej 580 mijë eurove” ka thenë Mulaku.