Kryetari i komunës Bajram Mulaku inspektoj punimet në ndërtimin e urës në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë. Ai është shprehur shumë i kënaqur që ndërtimi i kësaj ure shumë të rëndësishme për qytetarët e asaj ane tani po bëhet realitet. “Ndërtimi i kësaj ure po zgjedh problemin shumë vjeçar të banorëve të dhjetëra fshatrave të kësaj ane”, ka thënë Mulaku.
Inxhinierë të kompanisë Rukolli e cila po e bënë ndërtimin kanë konfirmuar se javën e ardhshme pritet të përfundohet ndërtimi i urës. “Javën e ardhshme do të përfundojnë të gjitha punimet, por për vënin e shtresës së asfaltit mbi urë do të pritet deri në përmirësimin e motit”, ka paralajmëruar Avdi Çitaku, inxhinier në kompaninë NN Rukolli.
Gjatësia e urës është 110 metra. Derisa ndërtimi i kësaj ure ka kushtuar 384 279 euro dhe është financuar nga Ministria e financave.
“Ndërtimi i kësaj ure po zgjedh problemin shumë vjeçar të banorëve të dhjetëra fshatrave të kësaj ane”, ka thënë Mulaku