Në prani të shumë bashkëqytetarëve, bashkëluftëtarëve si dhe përfaqësuesve politik e institucional, të mërkurën në vendlindjen e tij në fshatin Dubofc është zbuluar lapidari dëshmorit të orëve të para të luftës Isak Halili. Zbulimin e lapidarit e kanë bërë Rifat Jashari, Bajram Mulaku, Musa Jashari dhe Jonuz Halili. Qytetarët e Dubofcit por edhe gjithë të pranishmit, për lapidarin i ka uruar Rifat Jashari. “Urime, urime, e mbajtshi me nderë sa të ekziston populli shqiptarë”, ka thënë fjalë pak Rifat Jashari, përfaqësues i familjes së komandantit legjendar Adem Jasharit.
Sakrificën dhe flijimin për ti shkuar në ndihmë jasharajve në Prekaz, e ka vlerësuar lartë edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku. “Akte të tilla trimërie i kanë dhënë burra të mëdhenj këtij trualli. Gjaku i të gjithë dëshmorëve si dhe dëshmorit Isak Halili, lapidarin e të cilit po e zbulojmë sot, është obligimi më i madh për ne të gjallët për të punuar me përkushtim më të madh për të ndërtuar e zhvilluar vendin”, ka thënë Mulaku.
Për aktin heroik të dëshmorit kanë folur edhe Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Bahri Behrami mësimdhënës në shkollën e fshatit, imami Bedri Halili, Hamit Halili përfaqësues i familjes, dhe Esat Beka në emër të veteranëve të UÇK-së.
Zbulimin e lapidarit e kanë bërë Rifat Jashari, Bajram Mulaku, Musa Jashari dhe Jonuz Halili