Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Bordit të drejtorëve të kryesuar nga kryetari i Komunës Bajram Mulaku, është dënuar sulmi fizik i së hënës ndaj Ramiz Maliqit inxhinier në drejtorinë e urbanizimit. Maliqi është sulmuar fizikisht brenda objektit të komunës, nga një banor i fshatit Shallc. “Dënojmë sulmin fizik ndaj zyrtarit komunal Ramiz Maliqi i cili është shembull i një punëtori të vyer dhe shumë të ndërgjegjshëm”, thuhet në reagimin e Mulakut.
Në këtë takim është kërkuar nga kompania e sigurimit të objektit të komunës të jetë më e përgjegjshme në kryerjen e detyrave të sigurisë.
Inxhinieri Ramiz Maliqi është sulmuar fizikisht brenda objektit të komunës, nga një banor i fshatit Shallc