Komuna e Vushtrrisë dhe organizata CDF kanë nënshkruar marrëveshje për renovimin e objektit të shkollës fillore “Lumni Surdulli” në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë. Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i komunës Bajram Mulaku dhe drejtoresha ekzekutive e CDF-it Nermin Mahmuti.
Me këtë rast Mulaku ka shprehur kënaqësinë që në mbështetje edhe të donatorëve ndërkombëtar po bëhet i mundur përmirësimi i kushteve dhe rregullimi i ambientit në shkollat e Vushtrrisë. Përveç investimeve nga të hyrat vetjake të Komunës, në bashkëpunim me qeverinë por edhe institucionet ndërkombëtare po bëhet mundur përmirësimi i kushteve në shkollat e Vushtrrisë, ka thënë Mulaku.
Ndërkaq drejtoresha ekzekutive e CDF-it, Nermin Mahmuti ka bërë të ditur se sipas marrëveshjes 65 për qind të investimeve në renovimin detal të shkollës do ti mbulojë CDF-ja ndërkaq pjesën tjetër me 35 % Komuna e Vushtrrisë.
Sipas marrëveshjes 65 për qind të investimeve në renovimin detal të shkollës do ti mbulojë CDF-ja ndërkaq pjesën tjetër me 35 % Komuna e Vushtrrisë.